Na ndiqni edhe në

Bota

Ja pse Meghan dhe Harry do të ktheheshin këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar!

Ja pse Meghan dhe Harry do të ktheheshin këtë javë në

Princ Harry dhe Meghan Markle, në mars hoqën dorë zyrtarisht nga detyrat mbretërore dhe titujt mbretërorë.

Çifti së bashku me djalin e tyre, tashmë ndodhen në Los Angeles, dhe këtë javë kishin planifikuar të ktheheshin në Mbretërinë e Bashuar, por nuk ndodhi për shkak të koronavirusit.

Ata do të shkonin në Britani, për dasmën e princeshë Beatrices dhe Edoardo Mapelli Mozzi, të cilët do të martoheshin sot. Por, për shkak të pandemisë, dasma e tyre u anulua.

Edhe pse dasma është anuluar, Pallati Mbretëror ende nuk ka njoftuar një datë të dytë se kur do të zhvillohet. /E.B-dritare.net