
Ja mënyra e veçantë si Meghan po e njeh me vendlindjen e saj, Harryn!
Dritare.net
Meghan Markle dhe Princi Harry mund të jenë larguar zyrtarish nga detyrat e tyre të larta mbretërore muajin e kaluar, por ata ende po bëjnë pjesën e tyre, duke ndihmuar botën që të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.
Meghan dhe Harry sapo janë tranferuar në Los Angeles, së bashku me djalin e tyre Archie, dhe kanë filluar menjëherë duke bërë punë vullnetare.
Siç e kemi parë, ata po shpërndajnë ushqim për komunitetet që janë në vështirësi ekonomike dhe që janë prekur nga pandemia e koronavirusit. Me këtë rast, ata po njohin edhe zonën në të cilën po jetojnë aktualisht.
Nëse njerëzit po mendojnë se Meghan dhe Harry tani që janë larguar nga familja mbretërore, kanë hequr dorë nga çdo punë që bënin, e kanë gabim. Ata vijojnë duke bërë bamirësi. “Meghan dhe Harru dalin nga shtëpia dhe kryejnë punë bamirësie, nëpër qytetet e prekura nga koronavirusi”, tha një burim për Us Weekly.
Mbase pandemia nuk po e lejon Meghan ta njohë me Los Angeles si duhet Harryn, por ajo po e njeh me bukuritë e vendlindjes së saj përmes punës.
"Meghan tha se ajo dëshironte t’i tregojë Harryt, Los Angelesin, përmes syve të filantropisë", tha Richard Ayoub, drejtori ekzekutiv i Project Angel Food. "Padyshim që ka shumë dashuri mes tyre."/E.B-dritare.net

















