Na ndiqni edhe në

Bota

Ja kur do të mbyllet TikTok-u në SHBA!

Ja kur do të mbyllet TikTok-u në SHBA!

Ndalimi i TikTok-ut në SHBA do të zbatohet të dielën pasi Gjykata e Lartë refuzoi apelimin. Se si do ndalohet apo si do zbatohet plani mbetet ende e paqartë. Shtëpia e Bardhë thotë se do t'ia lërë zbatimin në dorë administratës Trump.

Gjyqtarët vendosën se ligji i miratuar nga Kongresi që i kërkon pronarit kinez të aplikacionit të shesë aksionet e tij ose të përballet me një ndalim nga SHBA, nuk shkel të drejtat e lirisë së fjalës,

Drama ligjore buron nga shqetësimet e sigurisë kombëtare të qeverisë amerikane dhe lidhjet e TikTok-ut me Kinën.

Vitin e kaluar, ByteDance u urdhërua t'i shiste aplikacionin një blerësi në SHBA ose do të ndalohej deri më 19 janar. Kjo shitje nuk ka ndodhur ende.

TikTok-u është një nga aplikacionet më të njohura në botë dhe është një pjesë kryesore e një ekonomie me ndikim shumë miliarda dollarësh.

Edhe në Shqipëri në dhjetor u vendos që do të mbyllet Tik-Tok-u na janar. Por deri më tani ende nuk është mbyllur dhe është ende e paqartë se si do të veprohet./K.C/dritare.net