Na ndiqni edhe në

Bota

Ja cilat janë simptomat që mbeten pas infektimit me Covid-19!

Ja cilat janë simptomat që mbeten pas infektimit me Covid-19!

Sipas studimeve të fundit personat e diagnostikuar me Covid-19 kanë shfaqur probleme me depresionin dhe probleme në tru. Pjesa më e madhe e të sëmurëve me Covid-19 përjetojnë stresin dhe ankthin e sëmundjes. Pacientët që janë të shtruar në një kujdes intensiv përballen me një impakt të virusit në trurin e tyre. Sipas shkencëtarëve amerikan më tepër se gjysmë milioni i pacientëve të prekur nga virusi kanë zhvilluar rreth 14 probleme psikologjike.
Gjendja shpirtërore, ankthi ose çrregullimet psikotike prekën 24% të të gjithë pacientëve, por kjo u rrit në 25% tek ata që trajtohen në spital, 28% tek njerëzit që ishin në kujdes intensiv dhe 36% tek njerëzit që e përjetuan ndërsa ishin të sëmurë me Covid-19. Ka prova që virusi hyn në tru dhe shkakton dëme të drejtpërdrejta, shpjegojnë profesorët e neurologjisë në Universitetin e Oksfordit.

Mund të ketë efekte të tjera indirekte, për shembull duke ndikuar në mpiksjen e gjakut e cila mund të çojë në goditje në tru. Dhe inflamacione të përgjithshme që ndodhin në trup pasi i përgjigjen infeksionit. Është vënë re se diagnostikimi 6 muaj pas prekjes nga virusi i këtyre problemeve, do të thotë se këto simptoma shfaqen edhe më vonë nga sa është menduar./M.T-dritare.net