
Izraeli i përgjigjet deklaratës së Princit William për luftën!
Dritare.net

Izraeli i është përgjigjur deklaratës së Princit të Uellsit, pasi William bënte thirrje që luftimet të përfundonin sa më shpejt, pas ka shumë viktima nga ky konflikt, me Hamasin.
Në reagimin e tij, zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy tha:
"Izraelitët sigurisht që duan të shohin përfundimin e luftimeve sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kjo do të jetë e mundur pasi të lirohen 134 pengjet, dhe sapo ushtria terroriste e Hamasit që kërcënon të përsërisë mizoritë e 7 tetorit, të shpërbëhet. Ne e vlerësojmë thirrjen e Princit të Uellsit për Hamasin për të liruar pengjet. Ne gjithashtu kujtojmë me mirënjohje deklaratën e tij të 11 tetorit që dënonte sulmet terroriste të Hamasit dhe riafirmonte të drejtën e vetëmbrojtjes së Izraelit kundër tyre”.
Kujtojmë se princi, trashëgimtari i fronit britanik në deklaratën e tij ndër të tjera shtonte:
"Edhe unë si shumë të tjerë dua që konflikti të përfundojnë sa më parë. Ka nevojë për rritjen e ndihmave humanitare në Gaza. Dërgimi i ndihmave dhe lirimi i pengjeve kanë rëndësi jetike. Ndonjëherë rëndësia e paqes së përhershme kuptohet vetëm kur përballemi me madhësinë e vuajtjes së njerëzve. Nuk duhet t'i nënshtrohemi dëshpërimit, as edhe në momentet me të errëta. Shpresoj se do të gjendet një e ardhme më e ndritur dhe se refuzoj të heq dorë nga kjo".
Në muajt që kaluan në parlamentet e Anglisë, Skocisë dhe Uellsit të cilat përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar u votuan mocionet që bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza. Parlamenti anglez e hodhi poshtë mocionin ndërsa parlamentet rajonale të Skocisë dhe Uellsit e pranuan atë. Votimi për armëpushim nuk është zhvilluar ende në parlamentin e Irlandës së Veriut, në të cilin në fillim të këtij muaji u formua një qeveri rajonale dhe një administratë parlamentare. Partia Kombëtare Skoceze (SNP) paraqiti mocionin e dytë në parlamentin britanik. Ky mocion do të diskutohet më 21 shkurt./M.K-dritare.net

















