
Izraeli do të qëndrojë në izolim më shumë se ç'ishte parashikuar
E Martë 29 Shtator 2020, 17:05
Dritare.net
Izraeli u bë vendi i parë në botë, që u rikarantinua pas rëndimit të situatës së pandemisë. Ndonëse si fillim u njoftua se izolimi do të jetë për tre javë, së fundmi kryeministri Benyamin Netanyahu, njoftoi se bllokimi mund të zgjasë më shumë se një muaj. Netanyahu më pas u bëri thirrje "të gjithë qytetarëve t'i binden rregullave, pa përjashtim", duke shtuar se ndihma ekonomike mund të tërhiqet për bizneset që nuk janë në përputhje me kufizimet. Bllokimi aktual është në fuqi deri më 11 tetor. 24 orët e fundi u regjistruan 972 raste pozitive, ndërsa në total janë konfirmuar 233 mijë raste pozitive dhe 1507 viktima./L.F-dritare.net

















