
Izrael-Hamas drejt marrëveshjes për pengjet dhe armëpushimit!
Dritare.net

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeg ka thënë se grupi militant është afër arritjes së një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.
Ditët e fundit ka pasur shpresa në rritje se dhjetëra pengje të kapur nga nga Hamasi mund të lirohen së shpejti. Mbrëmë, një zyrtar i Hamasit tha për Al Jazeera se negociatat ishin të përqendruara në atë se sa do të zgjaste armëpushimi, marrëveshjet për dërgimin e ndihmës në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelitë për të burgosurit palestinezë në Izrael, citon Sky News.
Isat el Reshiq tha se të dyja palët do të lirojnë gratë dhe fëmijët dhe detajet do të njoftohen nga Katari, i cili është duke ndërmjetësuar në negociata. Deklarata e tij vjen pasi zyrtarët amerikanë dhe izraelitë pohuan se një marrëveshje mes palëve ishte afër, ndërsa ndërmjetësit e Katarit vazhdojnë të kërkojnë një marrëveshje ku do të dorëzoheshin deri në 50 robër, në këmbim të një pauze në luftime.
“Negociatat e ndjeshme si kjo mund të dështojnë në minutën e fundit”, tha zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer, për programin Meet The Press të NBC./M.K-dritare.net

















