
Italia si në mars, sot shënon shifra të frikshme infektimesh dhe vdekjesh
E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 18:06
Dritare.net
Italia u rikthehet shifrave të marsit. Në 24 orët e fundit shënon një tjetër rekord infektimesh, gjatë kësaj vale të dytë. Numri i rasteve të reja është 34,282, ndërsa kanë humbur jetën 753 persona.
Incidenca e pozitivëve në numrin e tamponëve të kryera vazhdon të bjerë: është 14.6%, pothuajse një pikë përqindje më pak se dje, kur shifra ishte 15.4%. Rritja e infeksioneve ka bërë që Italia të mbyllë pothuajse çdo gjë, për të parandaluar përhapjen e virusit. Megjithatë ditët e fundit janë regjistruar shifra të larta infektimesh./K.C/dritare.net

















