Na ndiqni edhe në

Bota

Italia regjistron shifra alarmante/ Rriten infeksionet dhe viktimat

Italia regjistron shifra alarmante/ Rriten infeksionet dhe viktimat

Italia ka regjistruar një tjetër rekord infektimesh nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, 10,874 persona kanë dalë pozitivë me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 434,449. Ndërkohë humbën jetën edhe 89 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 36,705.

Me rritjen e infeksioneve ka pasur edhe shtim të shtrimeve në spital.

Ndonëse qeveria italiane shtrëngoi masat, sërish ka pasur rritje të infektimeve. Jo vetëm Italia, po gjithë Evropa është gjunjëzuar nga kjo valë e dytë./K.C/dritare.net