Na ndiqni edhe në

Bota

Italia ka gati dozat e para të vaksinës anti-Covid-19. Ja kur do të nisë eksperimentimi te njerëzit!

Italia ka gati dozat e para të vaksinës anti-Covid-19. Ja kur do

Burimi: La Repubblica

Më 24 gusht do të nisë eksperimenti te njerëzit i vaksinës së Covid-19, në Itali. "Dozat e para të vaksinës të bëra plotësisht në Itali kanë mbërritur në Spallanzani, tani gati për fazën e eksperimentimit njerëzor”, - njofton guvernatori i Lazio-s, Nicola Zingaretti në një postim në Facebook, informon dritare.net. Vaksina do t’i bëhet 90 vullnetarëve, shpjegon Këshilltari i Shëndetësisë të Rajonit Lazio, Alessio D'Amato.

Po kërkohen vullnetarë të shëndetshëm të të dyja gjinive dhe të moshave 18 dhe 55, ose midis 65 dhe 85, të regjistruar në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit. Për të marrë pjesë në këtë testim, është thelbësore që të mos kesh marrë pjesë në teste të tjera klinike gjatë vitit të kaluar dhe të mos kesh qenë me Covid./K.C/dritare.net