Na ndiqni edhe në

Bota

Itali/ Foshnja e porsalindur rezulton pozitive për kokainë!

Itali/ Foshnja e porsalindur rezulton pozitive për kokainë!

Një foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në spital që nga fillimi i majit në spitalin e Padovës për hemorragji cerebrale rezultoi pozitive për kokainë.

Prindërit mësuan për rastin pasi një ndër hipotezat e marra në konsideratë nga karabinierët është edhe ajo që vogëlushja ka pësuar keqtrajtim.

Fëmija, siç raportohet nga gazetat lokale, ishte transferuar urgjentisht në spitalin në Chioggia më 9 maj, ku ishte dërguar dy ditë më parë në grahmat e sëmundjes dhe të vjellave. Gjithashtu në trupin e foshnjës u vërejtën trauma.

Ajo që mjekët kërkojnë të sqarojnë tani është nëse e porsalindura ka qenë apo jo viktimë e sindromës "baby shake", tundjet e dhunshme dhe të vazhdueshme për ta bërë atë të pushojë së qari apo nëse është trajtuar nga një pavëmendje e thjeshtë. Prokuroria Publike e Venecias ka hapur aktualisht dosjen 45 pa hipotezë krimi dhe pa hetim. Kokaina, e gjurmuar përmes ekzaminimit të flokëve, nuk do të ishte gëlltitur, por përthithur nga afërsia. Gjendja e fëmijës është përmirësuar ditët e fundit./Xh.Xh/dritare.net