Na ndiqni edhe në

Bota

Itali/ Aprovohet rregullorja e re, ndalon telefonatat e marketingut në celular për qytetarët të cilët nuk i duan ato!

Itali/ Aprovohet rregullorja e re, ndalon telefonatat e marketingut në

Thirrjet e padëshiruara të marketingut do të ndalohen edhe në telefonat celular në Itali. Deri tani telefonatat e marketingut qytetarët të cilët nuk dëshirorin t'i merrnin ato kishin mundësi t'i bllokonin vetëm nga telefonat e tyre fiks duke u regjistruar në regjistrin e numrave të cilët nuk duan të shqetësohen por jo në celular. Qeveria me propozimin e kryeministrit Mario Draghi dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik Giancarlo Giorgetti, miratoi rregulloren e re për aktivitetet e telemarketingut, e cila i jep fund komunikimeve tregtare për ata që nuk duan të marrin ato.

Rregullat e reja rregullojnë trajtimin e numrave të telefonit. Kjo risi ka të bëjë me shtrirjen e regjistrit publik pra listën ku duhet të abonohen qytetarët të cilët nuk duan të shqetësohen nga telefonatat e marketingut. Dispozita do të hyjë në fuqi me dekret të Presidentit të Republikës dhe me botim në Fletoren Zyrtare. Më pas, Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të nisë një fushatë informuese që synon të gjithë qytetarët për të bërë të ditur procedurat e aktivizimit të mjetit.

“Jam i kënaqur sepse kemi miratuar një tjetër reformë të shumëpritur nga qytetarët që kanë të drejtë të kenë të mbrojtur privatësinë e tyre nga aktivitetet invazive promovuese” pohon ministri i Zhvillimit Giancarlo Giorgetti./Xh.Xh/dritare.net