Ishujt Kanarie/ Shpërthimi i vullkanit shkatërron shtëpitë
Dritare.net
Një shpërthim vullkani në La Palma në Ishujt Kanarie spanjolle ka shkatërruar shtëpitë dhe ka detyruar rreth 5,500 banorë të evakuohen.
Lava nga vullkani Cumbre Vieja është përhapur duke shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Zyrtarët lokalë thanë se rreth 100 shtëpi janë shkatërruar deri më tani. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez fluturoi në La Palma të dielën për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit.
Sanchez tha se autoritetet po monitorojnë nga afër zjarret që mund të fillojnë nga djegia e lavës. Rojet ushtarake dhe civile janë vendosur për të ndihmuar.
"Lava nuk la absolutisht asgjë në rrugën e saj," tha kryebashkiaku lokal Sergio Rodriguez për mediat spanjolle, duke shtuar se banorët nuk do të ktheheshin në shtëpi për disa kohë.
Deri tani nuk është raportuar për viktima. Si dhe kishte urdhra evakuimi të detyrueshëm për katër fshatra, përfshirë El Paso dhe Los Llanos de Aridane./BBC/M.T/dritare.net