Një ish-ndihmëse e Melania Trump ka shkruar një libër me kujtime në lidhje me miqësinë 15-vjeçare me zonjën e parë të Amerikës.
Libri i Stephanie Winston Wolkoff, “Melania and I”, do të dalë më 1 shtator.
Në vitin 2018, Winston Wolkoff u detyrua të largohet nga Shtëpia e Bardhë pasi u raportua se kompania e saj kishte marrë 26 milionë dollarë për ndihmën e dhënë gjatë planifikimit të ceremonisë së përurimit të presidentit, Donald Trump. Por ajo i mohoi këto pretendime, duke u arsyetuar se: “Kompania e saj mori vetëm 1,62 milionë dollarë, para të ndara mes stafit”, informon dritare.net
Libri shpërthyes, i cili do të dalë në shitje përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit do të përshkruajë zhvendosjen e Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë, miqësinë e tyre dhe largimin e Winston Wolkoff nga Shtëpia e Bardhë./K.C/dritare.net