Na ndiqni edhe në

Bota

Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuron 2.74 miliardë dollarë për bamirësi!

Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuron 2.74 miliardë dollarë për

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të “Amazon” Jeff Bezos, ka deklaruar të martën se ka dhuruar 2.74 miliardë dollarë nga pasuria e saj. Scott theksoi se ka zgjedhur 286 organizata për pabarazinë racore, artet, arsimin dhe luftën ndaj dhunës në familje për të shpërndarë shumën që ka dhuruar.

Pasuria e Scott në vlerë neto arrin në më shumë se 59 miliardë dollarë, duke e bërë atë një prej grave më të pasura në botë. Ajo zotëron 4% të aksioneve të Amazon. Në vitin 2019 kur u nda me Bezos, Scott u zotua se do të jepte gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi./dritare.net