Inskenoi vdekjen e tij në Pukë/ Flet biznemeni italian: Kam shkelur ligjin, do të flas në prokurori!
E Martë 21 Shtator 2021, 12:12
Dritare.net
Biznemeni Davide Perocelli ka folur për herë të parë pasi u zbulua se ishte gjallë pas inskenimit të vdekjes së tij në Pukë.
“Dua të shoh fëmijët e mi, pastaj do të flas. Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale. Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam shkelur disa ligje, për të cilat do të flas prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por nuk do jem unë ai që do t’i tregojë“.
Pecorelli tani do të shkojë në shtëpi pranë familjes së tij. “Unë nuk kisha qenë në kontakt me askënd muajt e fundit” tha ai, “të dashurit e mi më panë përsëri kur u ktheva nga ishulli Montecristo./M.M-dritare.net