
India kalon Rusinë, bëhet vendi i tretë në botë për më shumë raste me koronavirus
E Hënë 6 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
India është bërë vendi i tretë në botë me më shumë raste nga koronavirusi, duke kaluar Rusinë.
Vendi ka regjistruar 697.413 raste pozitive dhe 19.693 vdekje, informon dritare.net.
Ndërkohë, Rusia ka raportuar deri tani 680.283 raste dhe 10.145 vdekje.
SHBA, me afro 3 milionë të infektuar, kryeson listën, më pas vjen Brazili në vendin e dytë, me 1.6 milionë të prekur./E.B-dritare.net

















