
India hap një nga spitalet më të mëdha në botë, për të luftuar koronavirusin!
E Diel 28 Qershor 2020, 20:08
Dritare.net
India ka hapur një nga spitalet më të mëdha në botë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, pasi autoritetet shëndetësore njoftuan rritje të madhe të rasteve ditore.
Qendra e Kujdesit Shëndetësor “Sardar Patel Covid”, objekti më i madh në llojin e tij në Indi, u bë pjesërisht operativ sot, duke zënë 2,000 nga 10,000 shtretërit e saj në dispozicion, sipas qeverisë.
8,000 shtretërit e tjerë në objektin, i cili ndodhet në zonën Chattarpur të Delhit, do të futen në përdorim të mërkurën, njoftotuan autoritetet./E.B-dritare.net

















