
8,000 raste me koronavirus vetëm sot, India vendos të dalë nga bllokimi
E Shtunë 30 Maj 2020, 18:06
Dritare.net
India ka njoftuar planet e lehtësimit të masave të bllokimit për shkak të koronavirusit, edhe pse ka një rritje të numrit ditor të rasteve me koronavirus.
Duke filluar nga 8 qershori, restorantet, hotelet, qendrat tregtare dhe objektet e kultit, do të hapen sërish. Javë më vonë, mbase në korrik, do të hapen shkollat dhe universitetet. Ndërsa zonat ku ka më shumë raste do të mbeten të mbyllura.
Vetëm ditën e sotme India ka regjistruar gati 8,000 raste. Në total vendi ka regjistruar rreth 174.500 raste dhe gati 5,000 vdekje./E.B-dritare.net

















