Na ndiqni edhe në

Bota

Incidenti më 2007-ën! Putin: Angela më fal, nuk e dija që ke frikë nga qentë!

Incidenti më 2007-ën! Putin: Angela më fal, nuk e dija që ke

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje kancelares gjermane Angela Merkel për një incident të ndodhur në 2007-ën gjatë një takimi diplomatik. Reagimi i tij vjen pasi Merkel shkroi në kujtimet e saj se Putini solli qëllimisht gjatë këtij takimi, kafshë shtëpiake edhe pse e dinte se ajo kishte frikë nga qentë.

Kur u takuam në Moskë në vitin 2006, shprehet ajo, Putini solli një qen të madh, edhe pse më siguroi se ai nuk do të më kafshonte. Por gjatë këtij takimi, qeni endej nëpër dhomë dhe unë u frikësova shumë, shton Merkel. I pyetur për incidentin, Putin mohoi se kishte qenë në dijeni të fobisë së Merkelit dhe tha se më vonë i kishte kërkuar falje asaj.

"I kam kërkuar ndjesë të sinqertë, unë nuk e dija se ajo kishte frikë nga qentë. Nëse do ta dija, nuk do ta kisha bërë kurrë. Përkundrazi doja të krijoja një atmosferë të këndshme”, tha Putin në konferencë për shtyp.

Gazetarët rusë buzëqeshën kur Putini i kërkoi Merkelit falje.

“I bëj thirrje sërish asaj dhe i them: Anxhela, të lutem më fal. Nuk doja të të krijoja asnjë shqetësim”, tha ndër të tjera Putin./M.K-dritare.net