Na ndiqni edhe në

Bota

Ilaria Capua: Nëse nuk je vaksinuar dhe shtrohesh në spital, paguaj 2000 euro ditën!

Ilaria Capua: Nëse nuk je vaksinuar dhe shtrohesh në spital, paguaj

Një kontribut prej "1,000-2,000 euro në ditë" do të paguhet nga të pavaksinuarit në rast shtrimi në spital nën kujdesin intensiv.

Propozimi provokues i Ilaria Capua që fillon nga sot në mënyrë që sjellja e tyre të mos rëndojë shumë në buxhetet e spitaleve.

Çdo pacient me Covid i shtruar në kujdesin intensiv ose nën-intensiv kushton dhjetëra ose mijëra euro- shprehet virologu. Viktimat e sotme dhe në kohërat që do të vijnë, do të jenë individë që nuk kanë filluar ose përfunduar marrjen e vaksinës. Me fjalë të tjera, janë vetëm të pavaksinuarit ata që përfundojnë në spital.

Nga këtu rrjedh ideja e "propozimit të një detyrimi, për të mos përmendur një biletë, në rast shtrimi në spital me Covid që do të mbulojë të paktën kostot" jo shëndetësore "të spitalit: shtratin, mensën, shërbimin e pastrimit, shërbimet komunale./M.T/dritare.net