
Familjes së madhe mbretërore, do t'i shtohet një anëtar i ri, njoftoi sot Pallati Buckingham. Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Bebeja pritet të vijë në jetë në fillim të janarit dhe çifti u shpreh më i lumtur se kurrë që 2021 për ta do të nisë si mos më mirë. Fëmija i Eugenie dhe Jack do të jetë i njëmbëdhjeti në rreshtin e trashëgimisë.
Të shtunën teksa u fotografua nga mediat, u aludua se ajo ishte shtatzënë.
Ndërsa nuk vonoi shumë dhe ajo e bëri publike, përmes një fotoje në instagramin e saj. E gjitha familja, është shprehur mjaft e lumtur./L.F-dritare.net

















