
I martuar prej vitesh, gruaja i jep leje të martohet sërish me dy të dashurat!
Dritare.net
Një 35-vjeçar gjerman, i quajtur Marco Santo Sila, është martuar ligjërisht me Daniela Silvan në 2012-ën dhe të dy kanë rënë dakord që të kenë marrdhënie të hapur.
Ndërkohë që tashmë, Marco po mendon të martohet me dy të dashurat e tij, në një ceremoni simbolike e për këtë ka marrë bekimin e gruas.
Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila-n, të dyja 35 vjeçe, në një festë në vitin 2019.
Marco u takua me dy gratë në një festë në vitin 2019. Ata shpresojnë të transferohen së bashku me Marco-n që e ndan kohën mes familjes dhe dy grave të tjera.
“Unë kam jetuar në një martesë të hapur me gruan time Daniela që nga viti 2012 dhe kemi dy vajza që janë 4 dhe 7 vjeçe. Unë u takova me Jessica-n dhe Kamila-n në festa të ndryshme në vitin 2019 dhe pastaj i prezantova me njëri-tjetrin menjëherë pas kësaj.
Ne u morëm vesh me njëri-tjetrin dhe e dinim që kishim një lidhje të veçantë. Që nga ajo kohë, ne kemi qenë në një marrëdhënie të hapur treshe. Unë kam një lidhje dashurie me Kamin dhe një lidhje dashurie me Jessin, dhe Kami dhe Jessi nuk janë lezbike por shoqe,” ka thënë Silva./M.M-dritare.net

















