
Sulmi i fundit në Ukrainë/ Trump: Do vendosim sanksione ndaj Rusisë!
Dritare.net
Donald Trump thotë se ai po shqyrton fuqimisht të vendosë sanksione dhe tarifa në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe marrëveshje paqeje.
Ky vendim erdhi pasi sulmeve që kreu Rusia gjatë natës në Ukrainë.
Ai shkruan: "Bazuar në faktin se Rusia po godet Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke konsideruar fuqimisht sanksione bankare në shkallë të gjerë, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe marrëveshja PËRFUNDIMTARE PËR PAQE. Për Rusinë dhe Ukrainën, shkoni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!"
Kjo vjen pasi Ukraina thotë se përdori avionët Mirage të prodhimit francez për herë të parë për të zmbrapsur një sulm brenda natës në infrastrukturën e saj energjetike.
Të paktën 18 persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në sulm, sipas zyrtarëve ukrainas.
Sanksionet janë dënime të vendosura nga një vend ndaj një tjetri, për të ndaluar që të veprojnë në mënyrë agresive ose të shkelin ligjin ndërkombëtar.
Ato janë ndër masat më të ashpra që kombet mund të marrin, pa shkuar në luftë.
Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia tre vjet më parë, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE, së bashku me vende përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Japoninë, kanë vendosur më shumë se 21,000 sanksione ndaj Rusisë.
Objektivi i tyre kryesor ka qenë industria ruse e parave dhe e naftës.
Kombet perëndimore ndaluan:
-eksportet e teknologjisë që Rusia mund të përdorte për prodhimin e armëve,
-importin e arit dhe diamanteve nga Rusia.
-fluturimet nga Rusia
-oligarkët - biznesmenët e pasur të lidhur me Kremlinin dhe sekuestruan jahtet e tyre./K.C/dritare.net

















