
I dashuri feston ditëlindjen, Bebe Rexha poston fotot romantike!
Dritare.net
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Bebe Rexha ka ndarë një mesazh të përzemërt për të dashurin e saj. Në fillim të kësaj jave, këngëtarja e muzikës pop postoi një karusel fotografish në llogarinë e saj në Instagram për t'i uruar të dashurit një ditëlindje të lumtur.
Si dhuratë për ditëlindjen e të dashurit të saj dy vite më parë, këngëtarja i ka dhuruar një Ferrari. Keyan Safari, i dashuri i saj, është një regjisor dhe producent që punon në biznesin e filmit.
Në Instagram, Rexha i ka uruar të dashurit një ditëlindje të lumtur. Po ashtu, ajo i ka vendosur fotografive me një mesazh: Gëzuar ditëlindjen, të dua!
Ajo postoi shtatë foto të saj dhe Keyan për të uruar ditëlindjen e tij. Padyshim që çifti shfaqet përrallor në të gjitha fotot e realizuara. Brenda imazhit shihen se ata 2 po ndajnë puthje të nxehta dhe po argëtohen sw bashku./News World/M.K/dritare.net

















