Hyrja e ish-burrit të Drenushës, Ministria e Drejtësisë: Të largohet urgjentisht nga BBVIP!
Dritare.net
Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka reaguar pas futjes së Atilla Kardesh në Big Brother Vip. Është kërkuar largimi, pasi banori është denoncuar më herët për dhunë në familje, nga ish-bashkëshortja e tij Drenusha Latifi, e cila po ashtu ndodhet BBVIP.
“Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish bashkëshortit i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të ri-viktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik. Ish-çifti janë vendosur në rrethanat e rrezikut potencial për viktimizim dhe ri-viktimizim, duke u bërë publikisht dëshmitarë të situatave potencialisht të dhunshme verbale apo fizike, përmes presionit publik i cili do të transmetohet në opinion, dhe kjo do të ketë ndikim negativ në mirëqenien emocionale të fëmijëve. Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës.
Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje. Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:
Vendimin për largim nga emisioni shoë televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh”, thuhet ndër të tjera në deklaratë./M.K-dritare.net