Na ndiqni edhe në

Bota

Hamas-Izrael drejt një marrëveshje për pengjet, çfarë pritet!

Hamas-Izrael drejt një marrëveshje për pengjet, çfarë

Ka shpresa se dhjetëra pengje të kapur nga Izraeli jugor nga Hamasi mund të lirohen së shpejti. Mbrëmë, zyrtarët amerikanë dhe izraelitë thanë se mund të ketë një marrëveshje së shpejti ndërsa ndërmjetësit e Katarit vazhdojnë të kërkojnë që të lirohen më shumë se 50 pengje, në këmbim të një pauze disaditore në luftime, citon Sky News.

"Shpresa po rikthehet. Ne dëgjuam nga kryeministri al Thani në Katar, i cili është kryenegociatori duke thënë se skenaret për marrëveshjen mund të funksionojë. Marrëveshja ende mendohet të jetë e përqendruar te gratë dhe fëmijët. Izraeli dëshiron që të gjitha gratë dhe fëmijët të largohen nga Gaza dhe në këmbim, ai është i përgatitur të dorëzojë një numër më të madh të grave dhe fëmijëve palestinezë që ata mbajnë në burgjet e tyre”, citon analisti i çështjeve ndërkombëtare, Dominic Waghorn.

"Ka ende hezitim midis disave në qeverinë izraelite nëse ky është momenti i duhur për të pasur një pauzë në luftime. Ata besojnë se janë ende duke fituar një avantazh ndaj Hamasit dhe do të shqetësohen për shanset e rigrupimit të armikut të tyre. Kjo është duke u grumbulluar kundër padurimit për nxjerrjen e grave dhe fëmijëve nga Gaza dhe padyshim një sasi të madhe presioni nga aleatët gjithashtu”, thekson ndër të tjera ai./M.K-dritare.net