
Greqia le pas mosmarrëveshjet, i vjen në ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik!
E Hënë 6 Shkurt 2023, 11:11
Dritare.net
Pas tërmetit tragjik që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë, Greqia ka vendosur të lerë pas mosmarrëveshjet mes dy vendeve dhe t’ i vijë në ndihmë shtetit turk.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se Greqia po mobilizon burimet e saj dhe se do të ndihmojë menjëherë Turqinë.
“Trishtim i thellë për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë ” , shkroi kryeministri grek.A.ZH-dritare.net

















