
Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në greqi si pasojë e një aksidenti në aksin Patra-Athinë. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesdite, ku mjeti që po drejtonte 22 –vjeçarja u përplas me një tjetër mjet. Më pas ajo doli të kontrollojë dëmet që i ishin shkaktuar por u godit nga një furgon i madh, nga i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti tragjik./Xh.Xh/dritare.net

















