Na ndiqni edhe në

Bota

Gjykata Evropiane: Rusia përgjegjëse për vrasjen të ish-spiunit Alexander Litvinenko

Gjykata Evropiane: Rusia përgjegjëse për vrasjen të

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur se Rusia është përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit Alexander Litvinenko në Mbretërinë e Bashkuar.

43-vjeçari, i cili kishte punuar për shërbimet e sigurisë ruse, vdiq pasi në çajin e tij ishte hedhur helm. Vrasja e tij ndodhi në Londër në 2006.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi të martën se Rusia qëndron prapa vrasjes së tij, e cila u krye në Hotelin Milenium në Mayfair. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e Litvinenko.

Një hetim publik në Mbretërinë e Bashkuar i kryer në vitin 2016 arriti në përfundimin se vrasja mori miratimin e Presidentit Putin./L.F-dritare.net