Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushtoi CocaCola-s, 4 miliardë dollarë!
Dritare.net
Veprimi i fundit i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat dje ka bërë xhiron e rrjetit. Futbollisti nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji. Ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin.
Duke qenë një person me influencë të madhe, ky veprim i Ronaldo-s i ka shkaktuar humbje markës së pijes të famshme"CocaCola. Siças raportimeve të fundit, disa momente pas konferencës së futbollistit dhe Fernando Santos, kompania pati humbje të jashtëzakonshme.
Në 3:00 pasdite në Evropë, aksionet e CocaColas ishin afër 56.10 dollarë për aksion. 30 minuta më vonë, me përfundimin e konferencës, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas veprimit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë./dritare.net