Na ndiqni edhe në

Bota

Gjermania mund të futet në karantinë nga e hëna!

Gjermania mund të futet në karantinë nga e hëna!

Jens Spahn, ministri gjerman i shëndetësisë, i cili është në karantinë pasi u diagnostikua me Covid-19, tha se duhen marrë masa drastike "para se të jetë tepër vonë" dhe sistemi shëndetësor të mbingarkohet. Kjo deklaratë e tij, vjen pas shifrave alarmante të raportuara ditët e fundit në Gjermani. Ndërkohë kancelaria gjermane Angela Merkel, po diskuton për të vendosur vendin në karantinë duke nisur nga e hëna. Skenari përfshin mbylljen restoranteve dhe bareve, por jo të shkollave. Gjermania u vlerësua për menaxhimin e pandemisë në fillim të marsit, por me valën e dytë situata ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë, masat kufizuese priten të ashpërsohen pas së hënës./L.F-dritare.net