
Gjermani/ Lideri i CDU kërkon mbyllje 3-javore të vendit!
E Martë 6 Prill 2021, 14:02
Dritare.net
Gjermania duhet të vendosë masa më të ashpra bllokimi për dy deri në tri javë për të kapërcyer hendekun derisa të vaksinohen më shumë njerëz dhe një lehtësim i kufizimeve të jetë e mundur, tha sot kryetari i partive konservatore(CDU). Armin Laschet tha se qëllimi i masave më të rrepta ishte ulja e incidencës së virusit në nën 100 raste për 100,000 persona dhe mundësimi i testimit të detyrueshëm, gjurmimi i kontaktit digjital dhe një rihapje e ekonomisë. "Plani im është për një përpjekje tjetër të madhe. Atëherë mund të hyjmë në periudhën e re ku mund të rihapimi me kujdes," tha Laschet, i cili dëshiron të jetë kandidati për kancelar i konservatorëve në zgjedhjet federale të shtatorit./M.M-dritare.net

















