Gjenden trupat e pajetë të gjashtë pengjeve izraelite në Gaza
Dritare.net
Izraeli thotë se forcat e tij kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah.
IDF-ja tha se trupat e pajetë ishin të Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do të pushojë derisa ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre të çohen para drejtësisë.
Në një deklaratë, ai tha gjithashtu se qeveria e tij ishte e përkushtuar për të arritur një marrëveshje për lirimin e atyre që kanë mbetur robër dhe për të mbrojtur sigurinë e vendit.
"Kushdo që vret pengjet, nuk dëshiron një marrëveshje.”, shtoi ai.
Në deklaratën e saj të dielën në mëngjes duke njoftuar vdekjet, IDF-ja tha se trupat ishin "kthyer në territorin izraelit".
“Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor të 2023-shit dhe u vranë nga organizata terroriste Hamas në Rripin e Gazës.", thotë IDF-ja./K.C/dritare.net