
Ditët e fundit është përfolur shumë në lidhje me shtatzaninë e modeles bukuroshe Gigi Hadid.
Ndërsa ditën e djeshme e konfirmoi mamaja e saj duke thëse se mezi priste të bëhej gjyshe, lajmin e bukur e ka konfirmuar dhe vetë modelja.
Në një lidhje live me Jimmy Fallon, Gigi tha se së shpejti ajo dhe Zayn Malik do të bëheshin prindër të një vajze.
“Edhe pse do të donim ta jepnim vetë lajmin, sërish jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur. Jemi mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e të gjithëve. Kjo kohë e qëndrimit në shtëpi për mua është kohë e artë sepse po përjetoj një nga një ditët e lumtura”, tha ajo./E.B-dritare.net

















