
Anderson Cooper i CNN baba për herë të parë: Si gay që jam, nuk e besoja kurrë që kjo do të më ndodhte!
Dritare.net
Gazetari i CNN, Anderson Cooper është bërë baba për herë të parë. Wyatt Morgan Cooper erdhi në jetë të hënën.
52-vjeçari e dha lajmin e bukur, ndërsa ndau disa foto të të birit, live në një emision televiziv.
Cooper, i cili është gay, shprehet se kurrë nuk e kishte menduar se do të kishte një fëmijë dhe është mirënjohës ndaj mjekëve dhe infermierëve që bënë të mundur ardhjen në jetë të vogëlushit Wyatt.
Cooper falënderon veçanërisht nënën zëvendësuese që mbajti për 9 muaj në bark të voglin e tij, informon dritare.net
"Ka qenë një kohë e vështirë në të gjithë jetën tonë dhe me siguri më shumë ditë të vështira na presin. Në këto kohë të këqija duhet të mbajmë sa më shumë momente gëzimi dhe lumturie. Edhe pse ne vajtojmë për humbjen e të dashurve, gjithashtu jemi të bekuar me jetë të re dhe dashuri të re. Të hënën, u bëra baba. Nuk e kisha thënë kurrë më parë me zë dhe akoma jam i habitur. Unë jam baba. Kam një djalë. Dhe dua që ju ta njihni. Si fëmijë gay, kurrë nuk kam menduar se do të jetë e mundur të kem fëmijë dhe u jam mirënjohës atyre që ma dhanë këtë mundësi, mjekëve, infermierëve, të gjithë të përfshirëve në lindjen e djalit tim. Unë i jam përjetësisht mirënjohës nënës zëvendësuese që mbajti Wyatt, kujdesej për të me dashuri, me butësi deri sa lindi.”
Lajmi erdhi si një surprizë e madhe për shikuesit e CNN, pasi Cooper nuk kishte folur publikisht për planet e tij për të pasur një fëmijë. Ai i vendosi të birit, emrin e babait, Wyatt dhe nënës, Morgan, të cilët janë larguar nga kjo botë./K.C/dritare.net

















