
Fundjava e parë e lirë/Wuhani, qyteti ku shpërtheu koronavirusi i rikthehet jetës
Dritare.net
Qyteti në Kinë ku filloi pandemia e koronavirusit, Wuhani, është rihapur pjesërisht pas më shumë se dy muaj izolim. Turmat e pasagjerëve u fotografuan kur mbërritën në stacionin e trenit në Wuhan këtë të shtunë. Njerëzit po lejohen të hyjnë, por jo të largohen, sipas raportimeve. Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, regjistroi më shumë se 50,000 raste koronavirus. Të paktën 3,000 njerëz humbën jetën.
Por numrat kanë rënë në mënyrë dramatike. Kina raportoi sot 54 raste të reja, për të cilat thoshte se të gjitha ishin importuar. Ndërsa lufton për të kontrolluar rastet që vijnë nga jashtë, Kina ka njoftuar një ndalim të përkohshëm për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi. Por rrugët që të premten vonë, u rihapën. Po kështu mediat shtetërore të Kinës, raportuan se metroja u vendos sërish në funksion, dhe nga dita e sotme trenat mund të lëvizin në 17 stacione hekurudhore të qytetit.
Të gjithë ata që mbërrijnë në Wuhan, duhet të tregojnë një kod të gjelbër në një aplikacion për të vërtetuar se janë të shëndetshëm. Zyrtarët kanë njoftuar se të gjitha kufizimet do të hiqen në 8 prill./L.F-dritare.net

















