Na ndiqni edhe në

Bota

Francë/ Thatësirë historike. Mbi 100 bashki pa ujë të pijshëm të paktën për dy javë!

Francë/ Thatësirë historike. Mbi 100 bashki pa ujë të

Qeveria franceze ka ngritur një ekip të posaçëm për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 bashki pa ujë të pijshëm.

Ministri i Mjedisit, shpjegon se qindra autobote janë duke çuar ujë në ato qytete në të cilat tubacionet janë tharë totalisht, shkruan BBC.

“Kjo është situata më e vështirë nga thatësira që është regjistruar ndonjëherë, pritet të vijojë të paktën dhe për dy javë të tjera”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kompania shtetërore e energjisë gjithashtu ka ndërprerë furnizimin për disa centrale bërthamore, pasi temperaturat e ujërave të lumenjve janë tepër të larta se sa duhet për të ftohur reaktorët.

Gjithashtu në rubrikën “Komenti i Ditës” gazetari Dritan Hila ka bërë një analizë dse çfarë po sjell prishja e ekuilibrave të natyrës, e cila po bën që të përballemi përherë e më tepër me mot të nxehtë dhe temperatura ekstreme.


Efektet janë të qarta, thatësirat me të cilat po përballemi, por problemet që sjellin në Shqipëri ishin pjesë e analizës që zoti Hila i bëri kësaj teme./Xh.Xh/dritare.net