Na ndiqni edhe në

Bota

Franca proteston, i riu humbi testikulin pas përleshjeve me policinë

Franca proteston, i riu humbi testikulin pas përleshjeve me policinë

Mjekët iu desh të amputonin testikulin e një të riu, i cili u godit me shkopinj në ijë nga një oficer policie gjatë demonstratave në Paris javën e kaluar, sipas avokates së të riut.

Imazhet dhe pamjet nga demonstratat e së enjtes që qarkullojnë në internet tregojnë një polic që godet një burrë në tokë midis këmbëve dhe më pas largohet. Burri shihet duke mbajtur një aparat fotografik.

Incidenti ndodhi gjatë përshkallëzimit të dhunës në një marshim kryesisht paqësor ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz që kundërshtuan planin e qeverisë për të rritur moshën e pensionit. Rreth 1 milion njerëz marshuan në qytete në të gjithë Francën të enjten.

26-vjeçari, i identifikuar në shtypin francez si inxhinier, tha se u rrëzua përtokë nga një oficer, teksa po fotografonte gjatë një konfrontimi midis demonstruesve dhe policisë. Një tjetër oficer e sulmoi atë dhe dyshohet se ai e qëlloi duke e dëmtuar në testikuj.

Avokatja Lucie Simon tha se ajo po paraqiste një ankesë në emër të klientit të saj për dhunë me dashje që çoi në gjymtimin e një personi të veshur me autoritet publik.

Ishte një goditje aq e fortë saqë atij iu desh të priste një testikul, tha ajo teksa shtoi se inxhinieri ishte ende në spital.

“Ky nuk është një rast vetëmbrojtjeje apo domosdoshmërie. Prova është në imazhet që kemi dhe fakti që ai nuk u arrestua më pas.”

Inxhinieri, i cili jeton në ishullin francez të Karaibeve të Guadeloupe, "është ende në shok dhe vazhdon të pyesë pse" u plagos, shtoi avokatja.

Shefi i policisë së Parisit Laurent Nunez urdhëroi një hetim mbi rrethanat e sakta të incidentit pasi zemërimi u rrit për atë që dukej të ishte një rast i forcës së tepruar nga policia franceze, një ankesë kjo e përsëritur./J.H/dritare.net