Franca paralajmëron: Nëse nuk shtrëngohen masat, situata do të përkeqësohet në mars!
Dritare.net
Këshilltari i lartë mjèkësor i Francës tha të dielën se një bllokim i tretë kombëtar ndoshta do të jetë i nevojshëm së shpejti për të luftuar kòronavìrusin në vend. Një shtetrrethim i rreptë u zbatua fundjavën e kaluar, por rastet vazhdojnë të rriten. Prof Jean-Francois Delfraissy, kreu i këshillit shkencor që këshillon udhëheqësit për Còvìd-19, tha se ka një emergjencë dhe kjo javë ishte krìtike. Ai bëri thirrje për veprim të shpejtë të qeverisë, në mes të shqetësimeve në rritje për përhapjen e varianteve të reja të kòronavìrusit. Ai ka shtuar se të dhënat treguan një variant të ri më të transmetueshëm të zbuluar së pari në Britaninë e Madhe, duke qenë në 7-9% të rasteve në disa rajone franceze dhe do të jetë e vështirë të ndalet. Më tej ai ka theksuar se vendi ishte në një situatë më të mirë se vendet e tjera në Evropë, por përshkroi variantet e reja si "ekuivalentin e një pandemie të dytë"."Nëse nuk i shtrëngojmë rregulloret, do të gjendemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë nga mesi i marsit," paralajmëroi këshilltari gjatë një interviste televizive./M.M-dritare.net