Na ndiqni edhe në

Bota

Franca kthehet në zonë të kuqe, mbyllen baret dhe restorantet

Franca kthehet në zonë të kuqe, mbyllen baret dhe restorantet

Nga kjo e hënë do të mbyllen baret dhe restorantet në Marsejë, Aix-en Provence dhe Guadeloupe, të Francës. Kjo masë serioze dhe e papritur është lajmëruar mbrëmë nga ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Përmes një thirrjeje solemne, ai iu drejtua popullit që të shmangë ndërveprimet shoqërore, si në vende publike, ashtu edhe në ato private. Situata e rëndë me virusin ka bërë që pjesa me e madhe Francës të bëhet zonë e kuqe. Edhe sistemi shëndetësor është vendosur në vështirësi të madhe, pasi infektimet kanë bërë që të shtrohen në spitale shumë njerëz.

Franca kthehet në zonë të kuqe, mbyllen baret dhe restorantet

Zonat e kuqe që janë në alarm përfshijnë: Parisin dhe periferitë e tij, metropolet e Lyon, Lille, Bordeaux dhe më pas Nice, Toulouse, Saint-Etienne, Rennes, Rouen, Grenoble, Montpellier dhe përtej detit, Guadeloupe, shkruan dritare.net

Franca kthehet në zonë të kuqe, mbyllen baret dhe restorantet

Véran njoftoi masën e jashtëzakonshme për të mbyllur bare dhe restorante në metropolin Marseille-Aix en Provence dhe në Guadeloupe, të cilat janë zona në vigjilencë maksimale. Të gjitha vendet publike do të mbyllen, nëse nuk janë në gjendje të praktikojnë kontrolle të rrepta shëndetësore. Tani për tani, muzetë, teatrot dhe kinematë nuk preken nga masat./K.C/dritare.net