Tiffany Trump vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump i dha fund beqarisë. 29-vjeçarja dhe Boulos, 25 vjeç, u martuan në klubin e familjes Mar-a-Lago, menjëherë pasi stuhia tropikale Nicole kaloi në Florida dhe tre ditë para se Donald pritet të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
29, është vajza e ish-presidentit Donald Trump dhe aktores Marla Maples, të cilët ishin të martuar nga viti 1993 deri në 1999. Megjithëse zoti Trump thuhet se ishte në humor të keq pas zgjedhjeve afatmesme, ai përcolli vajzën e tij në altar.
Mamaja e nuses luajti një rol të veçantë në ceremoni, duke ndarë një lutje gjatë shërbimit ndërsa miqtë më të ngushtë të Tiffany-t që nga fëmijëria u zgjodhën si shoqëruese të nuses. Ivanka ndihmoi në përgatitjen për ditën e madhe, duke iu bashkuar festës së nusërisë së Tiffany.
Torta e dasmës ishte 7-metra e gjatë./L.F-dritare.net