
Anglia ka kaluar natën e parë pas tre muajsh, pa masa kufizuese. Pub-et janë hapur, gjithashtu restorantet , parukeritë dhe parqet. Distancimi social vijon të jetë në fuqi, megjithëse jo në të gjitha rastet po zbatohet.

Megjithatë rreth 30% e bareve, pubeve dhe restoranteve kanë qëndruar të mbyllur për shkak të frikës nga virusi dhe paqartësisë për rregullat që duhet të zbatojnë.

Shifrat e fundit tregojnë se 67 persona me koronavirus kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44.198./L.F-dritare.net