
Foto/ Bebe Rexha mërzitet në karantinë, del jashtë veshur sportive dhe pa makijazh
E Premte 1 Maj 2020, 14:02
Dritare.net
Bebe Rexha duket se është mërzitur shumë nga karantina. Eh, kush nuk është mërzitur brenda, por çfarë të bëjmë thuaj.
Ajo doli pa makijazh dhe veshur sportive, ndërsa shkoi të takojë një mikun e saj, sigurisht duke ruajtur distancën sociale.
Disa foto kanë dalë së fundmi që tregojnë këngëtaren teksa i nxjerr gjuhën një presoni brenda makinës dhe vazhdon përpara.
Krejt natyrale, Bebe dukej shumë e bukur, ndërsa mbante veshur një bluze të zezë, streçe dhe një palë shapka me print leopardi. Flokët i kishte të çrregullt, gjysmë të kapur e gjysmë të lëshuar.
Ndërkohë, Bebe ka thënë më parë se, këtë kohë që është në izolim, e ka përdorur për mirë, duke punuar më shumë me muzikën./K.C/dritare.net

















