Na ndiqni edhe në

Bota

Forcat speciale izraelite operojnë në Libanin jugor. Përgatiten për pushtim

Forcat speciale izraelite operojnë në Libanin jugor. Përgatiten

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë nisur operacione në shkallë të vogël në Libanin jugor, duke përfshirë tunele infiltruese të përdorura nga Hezbollah, përpara se të nisin operacionin tokësor në zonë, sipas një raportimi të Wall Street Journal (WSJ).

Këto operacione, nga forcat speciale të ushtrisë izraelite, thuhet se synojnë mbledhjen e informacionit dhe përgatitjen e terrenit për një sulm të mundshëm më të madh që mund të fillojë edhe brenda javës.

Forcat speciale izraelite operojnë në Libanin jugor. Përgatiten

Siç raporton gazeta amerikane, operacione të këtij lloji janë kryer gjatë muajve të fundit, dhe së fundmi, si pjesë e strategjisë së Izraelit për t'u marrë me Hezbollahun, i cili ka një prani të fortë përgjatë kufirit Izrael-Liban.

Amir Avivi, një ish-zyrtar i lartë ushtarak izraelit tha se pushtimi tokësor i Izraelit ishte i pashmangshëm dhe se bastisjet ishin pjesë e përgatitjes.

Taktikat izraelite fokusohen në inkursione të vogla që synojnë identifikimin dhe hartën e objekteve nëntokësore të Hezbollahut. Këto tunele janë ndërtuar me qëllim që të lejojnë lëvizjen e luftëtarëve dhe armëve pa u zbuluar, gjë që është një sfidë e madhe për sigurinë e Izraelit. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ushtria izraelite, burimet e WSJ thonë se Izraeli po përgatitet për një operacion më të gjerë ushtarak nëse tensionet përshkallëzohen më tej. Pushtimi i mundshëm synon të neutralizojë infrastrukturën e Hezbollahut që kërcënon rajonet veriore të Izraelit./K.C/dritare.net