Na ndiqni edhe në

Bota

Fondacioni i Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për vaksinat antikovid!

Fondacioni i Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për vaksinat

Aktivistja Greta Thunberg tha sot se fondacioni i saj do të dhurojë 100,000 euro për të mbështetur shpërndarjen më të drejtë globale të vaksinave kundër Covid-19. "Rreth 1 në 4 persona në vendet me të ardhura të larta kanë marrë një vaksinë kundër Covid-19, krahasuar me vetëm 1 në më shumë se 500 në vendet me të ardhura të ulëta," shkroi ajo në Twitter. Greta ka deklaruar se nuk ka në plan të shkojë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën që do të mbahet në Skoci në nëntor për shqetësimet se pabarazia e aksesit në vaksinat antikovid. "Unë e nxis bashkësinë globale të ndjekë shembullin e Gretës dhe të bëjë çfarë të mundet," tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus./M.M-dritare.net

Fondacioni i Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për vaksinat