Na ndiqni edhe në

Bota

Flet qitësi që u bë viral në internet: Dukesha i qetë, por stuhitë furinin brenda meje

Flet qitësi që u bë viral në internet: Dukesha i qetë,

Fituesi i medaljes së argjendtë të Turqisë, Yusuf Dikeç, mund të jetë bërë viral për pajisjet minimale që mbante dhe qetësinë e pamasë gjatë garës së tij në Lojërat Olimpike.

Dikeç, qitësi 51-vjeçar që fitoi medaljen e argjendtë në garën e përzier me pistoletë 10 metra me Seval Ilayda Tarhan në Lojërat Olimpike të Parisit, tha se kishte vënë vetëm kufje veshësh dhe syze normale, ndërsa njërën dorë e mbante në xhep. Ai thotë se pavarësisht se dukej i qetë, brenda tij ndjente të kundërtën.

“Në atë moment, të gjithë thoshin se dukesha shumë i qetë, por në realitet, brenda meje shpërthyen stuhi.”, tha 51-vjeçari në një deklaratë të dhënë nga BBC Sport. “Mendoj se poza ime përfaqësonte frymën olimpike: lojë e ndershme, thjeshtësi, qartësi dhe natyrshmëri. Kjo është arsyeja pse ajo mori kaq shumë vëmendje”, tha Dikeç

Pasi siguroi medaljen e tij të parë olimpike, Dickeç synon të bëjë më të mirën në Lojërat Olimpike 2028 në Los Anxhelos dhe të rrëzojë nga froni kampionët serbë Zorana Arunovic dhe Damir Majecs, duke synuar për medaljen e artë. “Unë ua kam huazuar (fituesve serbë) medaljen e artë vetëm deri në vitin 2028.”, tha ai./K.C/dritare.net