
Flet pasagjeri i mbijetur nga rrëzimi i avionit ku humbën jetën 97 persona: Gjithçka pashë ishte vetëm zjarr!
Dritare.net
Një nga të mbijetuarit e avionit që u rrëzua të premten në qytetin pakistanez Karachi, e ka përshkruar përvojën e tij, duke thënë se gjithçka kishte mundur të shihte ishte vetëm zjarr.
Pasagjeri Muhamed Zubair ishte një prej dy pasagjerëve që mbijetuan pasi, linja ndërkombëtare e Pakistanit, Airbus A320 Airbus u rrëzua në një zonë banimi.
Nga rrëzimi i avionit humbën jetën 97 persona, ndërsa shkaku i përplasjes ende nuk dihet, informon dritare.net.
Pasagjerët e ndodhur në bord po fluturonin për të festuar Bajramin.
Zubair, i cili pësoi vetëm disa plagë të lehta, tha se aeroplan tentoi të bënte ulje, por u rrëzua 10-15 minuta më vonë.
"Askush nuk ishte në dijeni se avioni ishte gati të rrëzohej; po fluturonim me aeroplan në mënyrë të qetë," tha ai.
Pas rrëzimit Zubair kishte humbur vetëdijen.
“Unë dëgjova ulërimat e të gjithëve, fëmijë e të rritur. Gjithçka mund të shihja ishte vetëm zjarr. Nuk mund të shihja asnjë person, por britmat e tyre i dëgjoja. Hoqa rripin e sigurimit dhe pashë dritë. Dola nga avioni dhe më duhej të hidhesha 3 metra poshtë për të shpëtuar”, tha ai. /E.B-dritare.net

















