Fitoi garën, Trump do të fillojë zgjedhjen e kabinetit të tij brenda disa ditësh!
Dritare.net
Donald Trump do të fillojë të zgjedhë kabinetin e tij në ditët në vijim, ka njoftuar ekipi që do ta ndihmojë për qeverisjen në Shtëpinë e Bardhë. Në një deklaratë, bashkëkryetarët Linda McMahon dhe Howard Lutnick thonë se do t'i paraqesin Trumpit një gamë të gjerë ekspertësh nga të cilët ai mund të zgjedhë për ekipin e tij. Ata thonë se ai do të zgjedhë personelin që do të miratojë politika në shërbim të jetës së sigurt dhe të mirë për amerikanët.
Trumpi edhe pse fitoi garën përballë Kamala Harris dhe do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk është ende zyrtarisht president. Trumpit do t’i duhen më shumë se dy muaj para se të kthehet në Zyrën Ovale. Dorëzimi i pushtetit nga SHBA është shumë i ndryshëm nga mënyra se si bëhen gjërat në MB. Në korrik, Sir Keir Starmer u vendos si kryeministër brenda disa orësh pas mbylljes së qendrave të votimit dhe para se Rishi Sunak të kishte paketuar gjërat e tij.
Përtej Atlantikut, gjithçka zgjat pak më shumë.
Trump nuk do të ketë inaugurimin e tij deri më 20 janar dhe Joe Biden do të qëndrojë në pushtet deri atëherë, megjithëse ai do të jetë shumë i kufizuar politikisht në atë që mund të bëjë./M.K-dritare.net