
Fauci: Përçarjet politike ndikuan në numrin e lartë të vdèkjeve nga Còvid-19. Maska u bë më shumë deklaratë politike, sesa masë e shëndetit publik!
Dritare.net
Doktor Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve ìnfektive, ka deklaruar se përçarja politike kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në numrin e vdèkjeve nga Còvid-19 në SHBA, që të hënën e kaloi shifrën 500,000. Në një intervistë për “Reuters”, Fauci të hënën tha se pàndemia mbërriti në Shtetet e Bashkuara ndërsa vendi u përça nga ndarjet politike në të cilat mbajtja e një maske u bë më shumë një deklaratë politike sesa një masë e shëndetit publik. "Edhe në rrethanat më të mira, ky do të kishte qenë një problem shumë serioz," tha Fauci, duke theksuar se me gjithë respektimin e fortë të masave të shëndetit publik, vende të tilla si Gjermania dhe Britania e Madhe luftuan me vìrusin. “Sidoqoftë, kjo nuk shpjegon se si një vend i pasur dhe i sofistikuar mund të ketë përqindjen më të madhe të vdèkjeve dhe të jetë vendi më i goditur në botë, ”tha Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Ìnfektive dhe një këshilltar i lartë i presidentit Joe Biden. "Kjo besoj se nuk duhet të kishte ndodhur." Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vetëm rreth 4% të popullsisë globale, ato kanë regjistruar gati 20% të të gjitha vdèkjeve nga Còvid-19. "Kjo është gjëja më e keqe që i ka ndodhur këtij vendi në lidhje me shëndetin e kombit në mbi 100 vjet," tha Fauci, duke shtuar se disa dekada më vonë njerëzit do të flasin për "atë vit të tmerrshëm të vitit 2020, dhe ndoshta edhe 2021./M.M-dritare.net

















